Autoriteti i Konkurrencës ka vërtetuar se në tregun e furnzimit me karburant në zonën e aeroporitit “Nënë Tereza” ka një pozitë dominuese të një kompanie të vetme, ne shkelje te rregullave te konkurrencës, çka ka krijuar një situatë monopol. Por për asnjërën nga kompanitë, si aeroportin e Tiranës as per atë të furnizmit nuk është marrë masë penalizuese.

Pas disa seancash dhe takimesh, Autoritetit iu tha nga perfaqësuesit e kompanisë se në periudhën që ajo ka pasur të drejtat ekskluzive për të bërë furnizimin me karburant të avionëve në zonën e aeroportit, asnjë kompani tjetër nuk ka dashur të hyjë në treg.

Por pavarësisht kësaj, konkurrenca vendosi që të monitorojë për një vit rresht tregun, për të parë se si do të procedohet në momentin që vjen një kërkesë e ngjashme nga një tjetër kompani.

Dyshimet e para të Autoritetit të Konkurrencës nisën në vitin 2016-të, ku konçesionari i aeroportit të Tiranës i kishte dhënë të drejta ekskluzive të tregut të karburantit një firme të vetme, duke krijuar një situatë monopol në këtë treg. Kompania e diktonte çmimin e karburantit pa patur asnjë konkurrent.

Ajo po ashtu operon në një zonë të lirë doganore, ku produkti që tregtohet është i përjashtuar nga akciza dhe taksa e karbonit.

Me anë të marrëveshjes që kishte me aeroportin e Tiranës, kompania merrte të drejta që llojin e karburantit për avionë ta tregtonte vetëm ajo, me argumentin se cilësia e tij duhet të jetë sipas kushteve të përcaktuara për shkak të ndjeshmërisë që ka kjo fushë.

Por Autoriteti i Konkurrencës ka detyruar aeroportin që të pranojë kompani të tjera nese i përmbushin standardet.

Tv Klan