Agjensia Ndërkombëtare e Vlerësimit të Aftësive Kredituese Moody’s ka publikuar raportin e analizës vjetore për Shqipërinë. Në këtë raport të 21 tetorit, agjensia ngre shqetësimin lidhur me raportin e lartë të borxhit me Prodhimin e Brendshëm Bruto, që parashikohet të rritet në 73% në vitin 2015 dhe me maturimin e eurobondit 300 milionë eurosh.