Agjencia prestigjoze e vlerësimit financiar Moody’s vlerëson borxhin e Shqipërisë me notën B1. Për borxhin thotë se është stabël, ndërsa shprehet se gjatë vitit të ardhshëm pritet një ulje me 3 pikë përqindje e tij, nga 70 në 67% e prodhimit kombëtar.

Në raportin e vlerësimit për Shqipërinë, agjencia vlerson se është bërë progres në konsolidimin e financave publike dhe ruajtjen e balancave në buxhet nën prograimin që vendi ynë ka patur me Fondin Monetar Ndëkombëtar.

Pavarësisht kësaj Moody’s thotë se ekonomia vijon të kërcënohet nga institucionet e dobta dhe varësia që vendi ka nga investimet e huaja direkte.

Për 2018-ën agjencia parashikon një rënie të ndjeshme të investimeve nga jashtë, ndërsa pret që ato sërish të dominohen nga projekti i hidrocentralit të Devollit dhe gazsjellësit TAP.

Gjithashtu, për vitin e ardhshem Moody’s pret një rritje ekonomike në nivelin 3.8%, ndryshe nga 5% që parashikon qeveria shqiptare. Edhe për 2017-ën agjencia thote se ekonomia do të rritet me 3.6%, ndryshe nga pritshëmëritë që ka ekzektuvi dhe FMN.

Tv Klan