morata

Alvaro Morata pritet të blihet përsëri Real Madrid, në fund të këtij sezoni. Gazeta “Marca” shkruan se madrilenët do të paguajnë 32 milionë euro për ta marrë nga Juventus.

Pezullimi i vendimit që ndalonte Real Madrid të zhvillonte merkato, bën që klubi madrilen të mendojë përsëri për afrime. Sulmuesi spanjoll luan tek ekipi torinez prej vitit 2014, i afruar pikërisht nga Real Madrid, që gëzon të drejtën e riblerjes së kartonit të lojtarit.

Sipas “Marca”, Alvaro Morata mund të huazohet më pas në Premier League.

Morata e nisi karrierën e tij si profesionist te Real Madrid, ku me ekipin e parë ka luajtur për disa sezone, por arritur të gjejë një vend si titullar.

Mosha e tij e re, 23 – vjeç shikohet si investim, pasi për momentin sulmi i Real është i përbërë nga treshja Bale, Benzema, Rolando.

Tv Klan