Alvaro Morata do të nisë një aventurë të re te Chelsea. Ekipi anglez i pagoi 80 milionë euro Real Madrid-it për ta marrë Moratën në Londër. Sulmuesi përshëndeti të enjten trajerin Zinedine Zidane dhe shokët e skuadrës, ku u rrit si futbollist.

Futbollisti pritet të ketë më tepër hapësirë te Chelsea, gjë që nuk e gjeti te Real dhe Juventus, ku u huazua për 2 sezone.

Kontrata e tij do të jetë 5 – vjeçare dhe do të përfitojë 9 milionë euro në sezon.

Drejtuesit e Chelsea po punojnë për forcimin e ekipit që pas suksesit në kampionat kërkon atë në arenën ndërkombëtare. Pak ditë më parë firmosi mesfushori Bakayoko, i cili u transferua nga Monaco dhe mbrojtësi Rudiger nga Roma.

Blutë e Londrës zgjatën kontratën edhe me trajnerin Antonio Conte. Marrëveshja e re është e vlefshme deri në vitin 2019.