Është arrestuar gjatë orëve të pasdites së sotme avokati Gazmir Xhurxhi për veprat penale “Mashtrim në shuma të mëdha”, “Fshehje të ardhurave” dhe “Falsifikim i dokumentave”.

Sipas njoftimit për shtyp të Policisë së Tiranës, 35 vjeçari me banim në Tiranë, i ka marrë nëpërmjet mashtrimit 1.700.000 lekë të reja duke falsifikuar disa fatura dhe dokumenta shtetasit, inicialet e emrit të të cilit janë H. D, 59 vjeç, banues në Klos.

Materialet proceduriale iu kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme./abcnews.al