Një 37-vjeçar ka përfunduar në pranga të policisë së Kukësit. Bledar Halilaj është arrestuar pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, e ka dënuar me 7 vjet e 4 muaj për veprën penale “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit, kryer në bashkëpunim”.

Refuzimi i një vajze për tu martuar me Bledar Halilajn, e ka shtyrë këtë të fundit, që në bashkëpunim me dy miqtë e tij, ta marrë peng atë, për ta bindur që të kalonin jetën së bashku. Ngjarja ka ndodhur në 14 nëntor të 2012.

Halilaj mëngjesin e kësaj dite e ka marrë me forcë shtetasen B.B dhe e ka hipur në një furgon, tip “Ford”. Pas mbajtjes për 4 ditë në mal të vajzës, duke i kërkuar me ngulm të martoheshin dhe dhunuar, ai e ka ulur atë afër shtëpisë.

Sipas dëshmisë së vajzë, Bledar Halilaj madje ka tentuar të kryente dhe marrëdhënie seksuale me dhunë, në mënyrë që vajza të pranonte martesën. Por ndërsa kishin zbritur nga mali, Halilaj bashkë me vajzën u pikas nga policia, por ai arriti të shpëtonte.

/tvklan.al