heroine

Policia kufitare e Morinës ka ndaluar një 43 vjeçar nga Lezha që po trafikonte një sasi prej 20 kilogramësh heroinë nga Kosova drejt Shqipërisë.

I ndaluari është Arben Prendi, shofer i kamionit ku u gjet sasia e drogës.

Lënda narkotike ishte fshehur në kabinën e maunes në një valixhe të vendosur poshtë krevatit të  shoferit.

Policia dyshon se 43 vjeçari është pjesë e një rrjeti ndërkombëtar të trafikut të drogës.

Tv Klan