Basha: Kryeministri kërcënon dëshmitarët e Xhafajt

Lulzim Basha akuzoi nga çadra e opozitës kryeministrin Rama se ka nisur një valë sulmesh ndaj personave që akuzojnë Fatmir Xhafajn se ka dhënë dënime politike gjatë kohës se dikaturës. Ky qëndrim i kreut të demokratëve vjen pas kërcënimit në adresë të Xhafajt se opozita nuk do ta lejojë të ulet në karrigen e Ministrit të Brendshëm.

Lulzim Basha: Dje ka kërcënuar një nga dëshmitarët kryesorë që dëshmoi dhe do dëshmojë për krimet e Fatmir Xhafës në hetuesinë politike. S’ka kush ta mbrojë as këtë, as Fatmir Xhafën, janë zhdukur nga qarkullimi, e keni parë apo jo? Nuk del nga shtëpia se mos e kapin gazetarët, ta pyesin, është e vërtetë apo nuk është e vërtetë që ke torturuar djemtë dhe vajzat e Krujës në hetuesitë politike, me sebepin se paskan pirë raki kur vdiq diktatori. 18 muaj e ka mbajtur Adem Sulën në birucë dhe e ka dënuar me 9 vjet burg. Fatmir Xhafaj, “engjëlli i Reformës në Drejtësi” që ky do ta ketë Ministër të Brendshëm.”

Kryeministrin Basha e akuzoi edhe për orkestrim te një sërë sulmesh ndaj senatorit Italian Aldo Di Biagio, I cili një ditë më parë mbështeti kauzën e demokratëve për zgjedhje të lira e të ndershme dhe po ashtu edhe ndaj anëtarit te bordit të partisë se Angela Merkelit, Paul Zimiak, që përshëndeti protestën pak ditë me parë.

Lulzim Basha: “Ai ka luftuar me kroatët për pavarësi, ka luftuar për Kosovën, për pavarësi. Kujt nuk i shkon për shtat kjo? Si e ka ai që ha dreka e darka dy herë në javë me Ramën? Po ai që i këndon Sole mio, si e ka? E çfarë kanë qenë këta kur luftonte di Biagio për pavarësinë e Kosovës dhe njëri për pavarësinë e Kroacisë? Njëri ka qenë, zëdhënësi i Millosheviçit, tjetri ka qenë Ministri i Informacionit i kasapit të Ballkanit Slobodan Milosheviç. Çfarë t’i themi këtij, a mund t’i themi patriot?”

Lulzim Basha: “Dy orë pasi përshëndeti këtë çadër horrat e Edi Ramës i çuan mesazhe kërcënimi. Kjo tregon se ku ka mbërritur republika e vjetër e krimit, drogës dhe mafies. Guxoi të kërcënojë edhe anëtarët e bordit drejtues të partisë në pushtet në Gjermani.”

Basha komentoi edhe zhvillimet brenda koalicionit qeverisës, duke thënë se ato qe duken si përplasjes, janë thjesht një teatër politik.

Lulzim Basha: “Paketo valixhet, largohu dhe hapi rrugë qeverisë teknike. Dhe boll me këto shfaqjet sikur kanë grindje me njëri tjetrin. Këta këtej me ata andej. Jo po do na bëni edhe opozitën ju. Mjaft keni bërë qeverisjen 4 vite. Paketo valixhet, largohu dhe hapi rrugë qeverisë teknike.”

Tv Klan

Kategori
Lajmet KryesorePolitikaTë gjithaVideo
2 Komente
  • Populli
    19 Mars 2017 at 11:48
    Përgjigju

    LERE O BASHE MOS E NGACMO BUDALLAIN SEQELBET.
    AI KA MIK VETEM BRACE MISTRECIN LANDI KATUNDARIN GRAMOZ E FATMIR HETUES+TORTURUES .

  • populli
    19 Mars 2017 at 14:28
    Përgjigju

    Ore qe Rama ka plot probleme me qeverisjen, nuk eshte ndonje sekreti i madh..por ashtu siç ka patur suksese kete mandat ka pasur edhe deshtime.. por edhe me shume per vete sesa per popullin ka menduar..edhe kete e dime.. Por ju Z.Basha ca ju ben te besoni se me i mire se se Rama.. Nje surrat keni qe te dy.. Surrat muti..

  • Përgjigju

    *

    *