Ky njeri është një burim frymëzimi për të gjithë.

Lindur në Angli, James Sutliff është një njeri me aftësi të kufizuara që ka vendosur të bëhet trajner personal palestre. James ka lindur me një sëmundje të rrallë që quhet dystonia, një gjendje neurologjike që shkakon kontraktura të muskujve, duke ndikuar në të folurën dhe lëvizjet e tij të duarve.

Pavarësisht gjendjes së tij të vështirë, James ndihmon njerëzit e tjerë me aftësi të kufizuara, duke i trajnuar në palestrën ku ai punon prej vitesh.

Ai shprehet se në fillim kishte frikë të përballej me botën e jashtme, por me ndihmën e familjarëve të tij, ai arriti të mposhte pasiguritë e tij. James Sutliff i bën thirrje të gjithë personave me aftësi të kufizuara, mos të dorëzohen kurrë dhe të ndjekin ëndrrat e tyre.

Burimi: KLAN PLUS

Gazetare: Xh.Kuta