Më 27 Prill del në kinematë amerikane dhe më 28 në ato britanike filmi “Disobedience” ose “Mosbindja”, i cili tronditi jo pak shikuesit në premierën e festivalit të Torontos.

Bazuar në romanin e Naomi Alderman dhe me regji të Sebastian Lelio, në qendër të tij është një histori dashurie mes dy vajzave. Gjithçka nis pasi Roni, interpretuar nga Rachel Weiz, vendos të kthehet në komunitetin ku u rrit për rastin e një vdekje. Aty takon miken e saj, që interpretohet nga Rachel McAdams, por tashmë e martuar me kushëririn e saj.

Ka shumë tension në të gjithë filmin, por veçanëriht në skenat seksuale, pasi ngjarja zhvillohet në një ambient veçanërisht religjoz. Një sprovë  për të eksploruar kufijtë e besimit dhe seksualitetit, por edhe një përpjekje e madhe e individit për të jetuar lirinë shpirtërore, psikologjike dhe seksuale.

Të dyja aktoret janë pyetur rreth asaj se si u realizua kaq natyrshëm një skenë e tillë erotike. Rachel Weisz tha për New York Times, se ajo ndihmoi regjisorin  të priste në montazh shumë momente nga versioni origjinal i sekuencës prej 6 minuta, pasi sipas saj kishte momente që ekspozonin te dyja aktoret, ndonëse përjetimet ishin të ndjera dhe të vërteta.

Tv Klan