dmitry-medvedev-sanctions-turkey

Rusia e ka nisur kundërpërgjigjien ndaj Turqisë me sanksione të rrepta ekonomike, që pritet ta dëmtojnë partnerin e saj në tregëti dhe turizëm

Siç raporton CNN-i turk, një grup prej 50 biznesmenësh turq janë ndaluar nga autoritetet në Krasnodar, në Rusinë jugore, me akuzën se “gënjyen mbi motivin e hyrjes në vend”. Janë rreth 150 kamionë turq të bllokuar në kufirin rus.

Kryeministri rus, Dmitri Medvedev tha se: “Brenda pak ditëve do të hartohen masat, të cilat do të godasin: Turizmin, Transportin, Tregtinë, Doganat, etj. Pas Gjermanisë, Rusia është partneri më i rëndësishëm tregtar i Turqisë, që nga ana e saj, është destinacioni kryesor për turistët ruse.

Por, Ankaraja nuk do të kërkojë ndjesë për rrwzimin e avionit rus. Ushtria turke bëri publik një rregjistrim audio, ku dëgjohen paralajmërimet që ushtarakët turq u kanë bërë pilotëve rusë, se po shkelnin hapsirën ajrore të Turqisë.

Kapiteni që i mbijetoi incidentit Konstantin Muraktin, tha se: ”Avioni rus, në asnjë mënyrë nuk kishte shkelur hapsirën ajrore të Turqisë, qoftë për një sekondë të vetme”.

Tv Klan