Rusia do të dëbojë diplomatët britanikë së shpejti, tha ministri i saj i jashtëm, në përgjigje të dëbimit të 23 diplomatëve rusë nga Britania.

Sipas BBC, Sergei Lavrov tha për mediat ruse që dëbimet do të ndodhin patjetër.

Britania e Madhe mori masa, pasi Moska refuzoi të jepte shpjegime mbi ish agjentin rus në Britaninë e Madhe.

Moska mohon çdo përgjegjësi. Ministria e Jashtme e saj i quajti “të çmendura” deklaratat e kryeministres britanike Theresa May.

Rusia e përshkroi si të papërgjegjshëm pozicionin e Mbretërisë së Bashkuar dhe jo të mbështetur në prova.

Ish agjenti spiun, Sergei Skripal, 66 vjeç, dhe vajza e tij, Yulia Skripal, 33 vjeç, mbetën në gjendje të rëndë shëndetsore në spital, pasi u gjetën pa ndjenja në Salisbury, Wiltshire, më 4 Mars.

Sipas May, lënda e përdorur për helmimin e tyre është identifikuar si pjesë e një grupi të agjentëve të zhvilluar nga Rusia, i njohur si Novichok./tvklan.al