Një alarm i rremë për disa bomba ka shkaktuar që pothuajse 45,000 njerëz të evakuoheshin nga ndërtesat kryesore dhe qendrat e transportit në qytete në mbarë Rusinë, njoftuan media lokale.

30,000 qytetarë në Moskë u evakuuan nga stacionet e trenave, qendrat tregtare dhe një universitet si pasojë e disa telefonatave anonime, ditën e mërkurë.

Zyrtarët e lartë qeveritarë nuk dhanë shpjegime rreth kërcënimeve.

As zëdhënësi i presidentit Vladimir Putin, Dmitri Peskov, nuk pranoi të komentojë mbi telefonatat e rreme.

Më parë një zyrtar nga shërbimet e emergjencës tha për agjencinë e lajmeve Tass se kjo duket të jetë rasti i “terrorizmit telefonik”, por gjithsesi na duhej të kontrollonim besueshmërinë e këtyre mesazheve.

Tass raportoi për tre stacione, Leningrad, Kiev dhe Kazan u evakuuan, si dhe Universiteti Shtetëror i Mjekësisë në Moskë, së bashku me më shumë se një duzinë qendrash tregtare duke përfshirë GUM, të vendosur në Sheshin e Kuq, përballë Kremlinit./tvklan.al