FMN

Fondi Monetar Ndërkombëtar thotë se buxheti i miratuar në fillim të vitit nga qeveria, shpesh  përfundon me ulje gjatë rrugës për shkak të mosrealizimit të të ardhurave dhe kjo po minon besueshmërinë e buxhetit të shtetit.

FMN thotë se gjatë dekadës së fundit qeveritë i kanë mbivleresuar parashikimet për rritjen ekonomike. Si rezultat, buxheti miratuar, është ulur ndjeshëm gjatë vitit për shkak të mungesës së të ardhurave. Këto ulje të shpeshta, thotë FMN , minojnë besueshmerinë e buxhetit.

Lidhur me këtë FMN rekomandon të ngrihet një këshill i pavarur fiskal për të vlerësuar realizmin e parashikimeve ekonomike dhe fiskale të qeverisë.

Fondi Monetar Ndërkombëtar thotë në këtë raport se Shqipëria përballet me një sërë kërcënimesh për qëndrueshmërinë financiare, ku më kryesori është ai që lidhet me faturën e kompesimit të pronave. Rreziqe të tjera janë niveli i lartë i kredive me probleme dhe  koncesionet.

Në fund të raportit jepen 7 rekomandime për të përmirësuar transparencën fiskale. Në të  kërkohet që të dhënat që publikohen të ndara nga Departamenti i Borxhit, i Thesarit dhe ai i Buxhetit,  të bëhen në një paketë të vetme.

Tv Klan