permbytje

Stuhitë dhe reshjet e dendura të shiut të rëna gjatë pasdites, kanë krijuar një situatë emergjence në Tetovë.

Burime të pakonfirmuara flasin për të paktën 5 të vdekur, mes tyre 3 fëmijë dhe 2 të moshuar. Lagje të tëra të qytetit janë nën pushtetin e ujit, një situatë kjo e krijuar prej daljes nga shtrati të lumenjve dhe përrenjëve. Shumë rrugë janë për momentin të bllokuara

Mediat maqedonase bëjnë të ditur se dalja nga shtrati e lumit Shkumbin, i ka bërë të pabanueshme shtëpinë pranë tij, duke detyruar banorët t’i braktisin.

Autoritetet lokale kanë thirrur Shtabin e Emergjencës për menaxhimin e situatës, duke kërkuar edhe ndihmën e qeverisë në Shkup.

Moti i keq ka prekur edhe vende të tjera të rajonit. Me një situatë të ngjashme është përballur edhe kryeqyteti kosovar Prishtinë.

Shiu i rrëmbyer përmbyti shumë zona të Prishtinës, përfshirë edhe sheshin qëndror, duke shkaktuar probleme në qarkullimin rrugor.

Stuhitë u shoqëruan edhe me breshër, që shkaktoi jo pak dëme materiale.

 

Tv Klan