Një motër dhe vëlla kanë trashëguar një sëmundje që nuk i lejon ata të flenë gjumë dhe për rrjedhojë do të vdesin.

Lanchlan dhe Hayley Webb nga Queenland, Australi vuajnë nga sëmundje tepër e rrallë trashëguese e njohur si Insomia Familjare Fatale (FFI). Ata nuk e dinë se kur do t’i shfaqet kjo sëmundje.

Prek më pak se 10 milionë njerëz në botë dhe deri më tani nuk ekziston një trajtim apo kurë për trajtimin e saj.

Ata që vuajnë nga FFI nuk mund të bëjnë gjumë të thellë, duke çuar kështu në degradim të gjendjes mendore dhe fizike.

Lanchlan, 28 – vjeç dhe Hayley, 30, zbuluan për këtë çrregullim kur ishin adoleshentë, pasi ishte gjyshja e tyre që u sëmur prej saj. Nëna e tyre vdiq nga FFI në moshën 61 – vjeçare, tezja po ashtu u shua në moshën 42 – vjeçare, ndërsa daja ishte vetëm 20 – vjeç, kur FFI i mori jetën. /tvklan.al