Që prej javës së kaluar, kur nisën temperaturat ekstreme në vend, Policia e Tiranës, ka ndërhyrë në të paktën 50 raste, për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve të ndryshëm, kryesisht të pastrehë.

Ndërsa në të gjithë vendin janë strehuar 76 persona të pastrehë.

Shefi i sallës operative të Drejtorisë së Policisë së Tiranës, Klodjan Bilushi thotë se pas ndihmës së parë, personat janë akomoduar në qendrat sociale të Bashkisë së Tiranës.

Vetëm në 24 orët e fundit, policia ka marrë marrë 16 thirrje për ndihmë nga persona të pastrehë.

Policia u bën thirrje qytetarëve që të mos hezitojnë për të telefonuar dhe për të kërkuar ndihmë në çdo rast emergjence.

Tv Klan