Moti i keq, bashkia sistemon rreth 100 persona në 4 qendra sociale

Bashkia e Tiranës ka sistemuar në qendrat e saj sociale njerëzit në nevojë dhe në situatë rruge, të cilët kanë kërkuar ndihmë për të përballuar të ftohtin e madh që ka përfshirë vendin. Deri në mesditë janë strehuar dhe u është dhënë ndihma e nevojshme rreth 100 personave, nga të cilët 20 janë të mitur. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, vizitoi sot Qendrën Multidisiplinare në Njësinë Administrative Nr. 9, ku janë strehuar rreth 40 persona, të cilët po marrin ndihmën nga strukturat e shërbimit social të Bashkisë së Tiranës.

“Kemi 4 qendra të hapura aktive në Tiranë: në Laprakë, në Kombinat, një këtu në Brakë dhe një tjetër në Shkozë. Në 24 orët e fundit kemi strehuar rreth 100 persona, në të gjitha qendrat tona. Disa janë në situatë rruge, disa kanë ardhur nga qytete të tjera, nga komuniteti rom, që kanë jetuar në barake ose janë transferuar në një nga zonat pranë Tiranës”, tha Veliaj. Ai i bëri apel qytetarëve që të tregohen bashkëpunues, qoftë duke ndihmuar të pamundurit dhe ata që kanë nevojë për ndihmë, ashtu edhe duke sinjalizuar strukturat shtetërore të angazhuara në përballimin e kësaj situate emergjente.

“I bëj thirrje të gjithë qytetarëve të ndihmojnë të moshuarit dhe fëmijët. Mbrëmë kemi patur raste ku kemi gjetur fëmijë në rrugë, ndërkohë që e kanë pasur familjen në Tiranë, dhe i kemi kthyer sërish në familje. Megjithatë, nuk do hezitojmë të kërkojmë heqjen e kujdestarisë prindërore për ata prindër të papërgjegjshëm, që për një sherr të vogël në shtëpi dhe për një mosmarrëveshje nxjerrin fëmijët e tyre në rrugë. Rezulton që pjesa më e madhe e atyre që jetojnë si të pastrehë, në fakt i kanë familjet e tyre, ose në Tiranë, ose shumë afër, në Durrës apo në Elbasan”, u shpreh Veliaj. Ai përsëriti edhe disa nga masat e tjera që janë marrë nga Bashkia e Tiranës dhe strukturat e tjera shtetërore në përballimin e situatës në terren, sidomos sa i përket lëvizshmërisë së njerëzve dhe zhbllokimit të akseve problematike” është shprehur kreu i bashkisë Veliaj./tvklan.al

 

Kategori
SocialeTe funditTë gjithaVideo
0 Komente

Përgjigju

*

*

Të Lidhura

  • Juventus marshon drejt titullit

    Juventus duket se do ta mbyllë sa më shpejt çështjen e titullit. Torinezët fituan përballjen e javës së 33 me Genoan me rezultatin 4 – 0, duke shtuar pikët...
  • Rritet Euro

    Monedha e Euros ka pësuar ndryshime, pas zgjedhjeve presidenciale që u mbajtën në Francë. Bëhet fjalë për rritje të vlerës, më e madhja që nga mesi i Nëntorit të...
  • Fitojnë ekipet e kreut

    Asnjë nga ekipet e kreut nuk dështoi në takimet e javës së 30. Kukësi mbetet i pathyeshëm në këtë kampionat. Skuadra e Ernest Gjokës mundi 4 – 1 Tiranën...
  • Përse duhet ngrënë lëvozhga e vezës

    Business Insider raporton se çdo vit, vetëm në SHBA industria e ushqimit është përgjegjëse për rreth 150 mijë ton humbje të lëvozhgave. Kur vjen puna tek vezët, lëvozhga padyshim që...