Moti i keq që ka goditur Kosovën, ka bërë që Komuna e Pejës të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme. Kjo pasi vërshimet e ujrave kanë përfishrë pjesën më të madhe të qytetit.

Sipas Klan Kosova, lagjet më të prekura nga vërshimet e shkaktuar nga shiu janë  lagjja “Haxhi Zeka” dhe lagjja “Dardania”, ndërkohë që reshjet e shirave vijojnë të bien.

peja

Pavarësisht se Komuna e këtij qyteti është mobilizuar në kapacitet e saj më të larta, gjendja po vazhdon të vështirësohet sepse reshjet nuk po ndalen, shprehen zyrtarë të Komunës për Klan Kosova.

Në terren aktualisht ndodhen për të ndihmuar në mbarëvajtjen e gjendjes Policia e Kosovës dhe zjarrfikësit./tvklan.al