Lundrimet për anijet e peshkimit në Portin e Durrësit dhe të Vlorës janë pezulluar për shkak të motit të keq dhe stuhive që kanë filluar në zonat bregdetare.

Mësohet se kapiteneria e Vlorës dhe e Durrësit ka dhënë urdhër që anijet e tonazhit të vogël të anulojnë lundrimin, ndërsa tragetet të shtojnë masat e sigurisë për ekuipazhet e tyre. Forca e dallgëve ka arritur në 8 ballë, ndërsa era llogaritet në shpejtësinë 20 metra për sekondë.

Në portin e Durrësit nuk ka patur vonesa për mjetet e lundrimit, ndërsa në Vlorë trageti i linjës Vlorë – Brindizi, është ankoruar me disa orë vonesë.

Tv Klan