Moti i keq ka vrarë 11 persona dhe plagosur 23 të tjerë në shtetin amerikan të Gerogias.

BBC

” thotë se paralajmërime për tornado janë lëshuar në katër pjesë të shtetit gjatë natës, të shtunën. Katër persona janë vrarë nga tornadot më herët në Mississippi.

Agjencia e menaxhimit të emergjencave në Goergia tha se viktimat ishin nga rajonet e Cook-ut jugor, Brooksit dhe Berrien.

Shtatë nga viktimat ishin në një park me shtëpi të lëvizshme në lokacionin Cook, ku edhe u zunë nga tornadoja.

Autoritetet thanë se era e fuqishme kishte shkatërruar shumë shtëpi para agimit të Shtunën dhe skuadrat e shpëtimit ende po kërkonin për të mbijetuar./tvklan.al