Shumë nga objektet që i përkasin periudhës së mesjetës, disa të vendosura në pavijonin e Muzeut Historik Kombëtar e të tjera të ruajtura në fond, do të jenë plani i parë i çdo ekspozite në funksion të “Vitit Mbarëkombëtar të Skënderbeut”.  Kambana e gjetur në kishën e Karpenit të Kavajës është njëri prej këtyre objekteve. Mbishkrimi në gjuhën latine e daton atë në 1465.

 “Moti i madh”  i jep mundësinë gjithsecilit për të rifreskuar apo pasuruar njohuritë mbi etapa të ndryshme të jetës dhe betejave të heroit kombëtar përmes statuteve, faksimileve dhe gravurave të autorëve të ndryshëm.

Për të dhënën që figura e Skënderbeut vazhdon të ngjall kërshëri jo vetëm për historianët apo studiuesit në hapësirën shqipfolëse por edhe në atë evropiane, “Moti i Madh”, në një ekspozim të dytë do të sjellë edhe shumë gravura të tjera të panjohura më parë.

Tv Klan