Qarkullimi i masave ajrore nga Europa Lindore do të bëjë që sërish vendi ynë të jetë nën ndikimin e motit të kthjellët, por të ftohtë. Në zonat malore përgjatë kufirit Lindor herë pas here do të ketë kalime vranësirash të lehta.

Po ashtu edhe pasditja do të vijojë me mot kryesisht të kthjellët në të gjithë ultësirën perëndimore duke lënë me kthjellime dhe vranësira të shpeshta zonat verilindore – juglindore. Ky stabilitet i atmosferës do të na shoqërojë edhe gjatë orëve të natës.

Temperaturat e ajrit nuk do të pësojnë ndryshime duke ruajtur të njëjtat vlera të tyre konstante. Era do të vijojë të fryjë e lehtë në tokë dhe në det me shpejtësi 20 km/h nga drejtimi kryesisht Lindor, kjo do të bëjë që në brigjet detare të gjenerohet dallgëzim 1 ballë./tvklan