Deri në mesditë, zonat e ulëta dhe bregdetare do të dominohen nga kthjellime e vranësira të lehta e kalimtare ndërsa vranësira më të dukshme do të paraqiten zonat malore të vendit.

Pjesa e dytë e ditës do të përmirësojë më tej kushtet atmosferike duke bërë që pjesa më e madhe e territorit të dominohet nga kthjellimet, por sërish zonat malore lindore paraqiten me vranësira të herë pas hershme.

Temperaturat e ajrit nuk do të pësojnë ndryshime gjatë mëngjesit, por mesdita do të sjellë sërish rritje të temperaturave në vend.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare si në tokë dhe në det, duke arritur shpejtësinë 25 km/h nga drejtimi veriperëndimor, kjo do të bëjë që në brigjet detare, kryesisht ato joniane të gjenerohet dallgëzim mbi 2 ballë./tvklan.al