Kthjellimet do të dominojnë kushtet e motit në të gjithë territorin shqiptar deri në mesditë kur priten kalime vranësirash të lehta nëpër të gjithë vendin, më të dukshme në verilindje – juglindje të territorit.

Pasditja dhe orët vijuese do të shtojnë vranësirat në zonat malore juglindore duke rrezikuar shira të izoluar ndërsa kthjellime dhe vranësira të shpeshta do të paraqitet moti në pjesën tjetër të vendit. Në të njëjtat kushte atmosferike do të mbetemi edhe gjatë natës.

Temperaturat e ajrit nuk do të pësojnë ndryshime të dukshme duke ruajtur të njëjtat vlera të tyre konstante. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi deri ne 25 km/h nga drejtimi jugperëndimor, për pasojë në det do të gjenerohet dallgëzim deri 2 ballë./tvklan.al