Pjesa e parë e ditës do të dominohet nga kthjellime dhe vranësira, të cilat më të dukshme do të paraqiten në zonat malore veriore dhe verilindore.

Parashikohet që pasditja të sjellë përmirësim të mëtejshëm të kushteve atmosferike duke bërë që kthjellimet të jenë dominante në pjesën më të madhe të territorit të vendit sërish zonat malore përveç kthjellimeve do të kenë të pranishme vranësira kalimtare. Të njëjtat kushte meteorologjike do të na shoqërojnë edhe gjatë orëve të natës.

Temperaturat e ajrit nuk do të pësojnë ndryshime të dukshme në vlerat minimale, por rritje e ndjeshme e temperaturave parashikohet në vlerat maksimale të ditës. Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi veriperëndimor duke bërë që në brigjet e Adriatikut dhe Jonit të gjenerohet dallgëzim 2 ballë./tvklan.al