Qarkullimi i masave ajrore të ngrohta dhe të lagështa me origjinë oqeanike do të bëjnë që i gjithë vendi të dominohet nga mot kryesisht i vranët. Më të dendura vranësirat do të paraqiten në zonat veriore- veriperëndimore duke gjeneruar shira të përkohshëm. 

Pjesa e dytë e ditës do të sjellë zhvillim të mëtejshëm të vranësirave duke rrezikuar të gjithë territorin nga shira të dobët e lokalë. Në zonat verilindore do të ketë reshje të pakta dëbore. Moti i paqëndrueshëm do të na shoqërojë edhe gjatë natës.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë sërish një rritje të lehtë gjatë orëve të mëngjesit duke lënë të pandryshueshme temperaturat e mesditës. Era do të fryjë mesatare në tokë dhe deri e fortë në det, kryesisht në brigjet e Jonit duke arritur shpejtësinë maksimale 45 km/h nga drejtimi jugperëndimor, kjo do të bëjë që edhe deti të jetë i trazuar me dallgëzim deri në 4 ballë./tvklan.al