Kthjellime dhe vranësira të herë pas hershme do të karakterizojnë kushtet e motit në të gjithë territorin e vendit deri në mesditë, kur priten shtim i vranësirave në zonat verilindore dhe juglindore duke gjeneruar shira të përkohshëm.

Parashikohet që edhe pasditja të vijojë me kthjellime dhe vranësira të lehta në të gjithë ultësirën perëndimore, duke lënë me vranësira dhe shira zonat malore Lindore.

Më të dukshme shirat paraqiten në zonat juglindore të vendit ku herë pas here do të ketë edhe rrebeshe.

Temperaturat e ajrit nuk do të pësojnë ndryshime të dukshme duke ruajtur vlera konstante si në orët e mëngjesit edhe në të mesditës. Era do të fryjë me shpejtësi 25 km/h nga drejtimi veriperëndimor dhe për pasojë në det do të gjenerohet dallgëzim deri në 4 ballë./tvklan.al