Qarkullimi i masave ajrore të lagështa do të bëjnë që i gjithë vendi të dominohet nga mot kryesisht i vranët.

Pjesa e dytë e ditës do të sjellë zhvillim të mëtejshëm të vranësirave, duke rrezikuar të gjithë territorin nga shira të dobët e lokalë.

Në zonat verilindore do të ketë reshje të pakta dëbore. Moti i paqëndrueshëm do të na shoqërojë edhe gjatë natës.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë ulje të lehtë duke lënë të pandryshueshme temperaturat e mesditës./tvklan.al