Kthjellime dhe vranësira të lehta do të dominojnë kushtet e motit në zonat jugore dhe qendrore ndërsa veriu paraqitet me kthjellime dhe vranësira të herë pas hershme.

Sipas MeteoAlb, pjesa e dytë e ditës do të sjellë shtim të vranësirave në të gjithë territorin përjashtuar ekstremin jugor ku do të dominojnë kthjellimet. Ekstremi verior dhe juglindor rrezikohen nga rrebeshe afat-shkurtra shiu.

Temperaturat e ajrit do pësojnë një tjetër rritje të lehtë në mëngjes e mesditë.

Era do të fryjë mesatare në tokë dhe det, me shpejtësi 37km/h nga drejtimi verior – veriperëndimor, duke gjeneruar në det dallgëzim 2 – 3 ballë./tvklan.al