Një person ka mbetur i plagosur në një aksident rrugor që ndodhi pasditen e sotme ne bulevardin Vlorë-Skelë.

Mësohet se një automjet ka goditur një motor dhe për pasojë është lënduar drejtuesi i këtij të fundit. Ai është dërguar menjëherë në spitalin rajonal të Vlorës.

Ndërsa policia ka shoqëruar në komisariat gruan që drejtonte makinën. Mjeti dyshohet se i ka prerë rrugën motorit duke shkaktuar edhe aksidentin.

/abcnews.al