Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të enjte rreth orës 21:30 tek Kryqëzimi i Shëngjinit. Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet policore që kanë konstatuar një mjet çiklomotor me targë CAA518  me drejtues L.D. 62 vjeç, banues në Lezhë se ka aksidentuar Gj.L. 60 vjeç,  banues në Lezhë i cili ishte këmbësor.

Për pasojë kanë mbetur të dëmtuar të 2 personat  ndodhen në Spitalin Rajonal Lezhë nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor në vendngjarje në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit./tvklan.al