Futbollistët janë personat më të ndjekur e të lakmuar prej famës dhe milionave që marrin, por ato që çmendin tifozët janë motrat e disa prej tyre, të cilat me format trupore kanë arritur krijojnë popullaritet më vete duke konkurruar vëllezërit.

21-vjeçarja Ema Brozoviç është motra e mesfushorit kroat të Interit, Marcelo Brozoviç. Biondja bukuroshe shton dita ditës ndjekësit në rrjetet sociale. Ema është e fejuar me një basketbollist kroat 2 vjet më të vogël se ajo.

Ylli i Barcelonës Neymar pëlqehet nga shumë vajza, por as motra e tij, Rafaella Beckran, nuk mbetet pas. Bukuroshja shihet shpeshherë në stadiume duke ndjekur vëllain e saj.

Familja Hamshik ka një tjetër të apasionuar pas futbollit. Krahas kapitenit të Napolit Marek Hamshik, është edhe motra e tij Michaela.

Brune me sy të kaltër, Ivana Ikardi, motra e sulmuesit të Interit Mauro Ikardi. Ajo ka marrë pjesë në disa spektakle në Argjentinë. Ndërsa Ambar është motra e Arturo Vidal./TV KLAN