Trajneri i ri i Manchester United, pas firmosjes së kontratës me klubin e Old Trafford, është një kërkim të një shtëpie të re për tu vendosur.

Sipas shtypi britanik, portugezi ia ka vënë syrin kësaj vile që kushton rreth 5 milion paund.

Me një strukturë futuriste, prona është e vendosur në Cheshire dhe sipas lajmeve që vijnë nga klubi, më shumë mundësi do të jetë destinacioni i ri i familjes së tij.

Sipas burimeve të brendshme njerëzit e Mourinho-s, prej javësh janë në kërkim të një vendi luksoz dhe e kanë parë tashmë pronën dy herë.

“Ky vend është në listën e Jose dhe dimë që ai dhe bashkëshortja e  tij e kanë vizituar për ta marrë në konsideratë”, kanë thënë burimet për të përditshmen “The Sun”.

Vila është e pajisur me një pistë për helikopter, fushë të jashtme futbolli dhe me një kopsht gjigant, ndërsa në brendësi gjendet një pishinë e brendshme, një dhomë argëtimi, ambiente super-luksoze dhe një pamje spektakolare./tvklan.al