Jose Mourinho është i rrethuar gjithmonë nga të papriturat. Kësaj radhe nuk bëhet fjalë për një ngjarje në fushë, por në konferencën para sfidës së rëndësishme me Liverpool. Kur po fliste bie zilja e një celulari që ndodhej në tavolinë dhe po rregjistronte deklaratat e trajnerit. Mourinho nuk ngurroi të përgjigjej.

Jose Mourinho – Trajner i Manchester United:

Alo? Nga Talksport. Është për ty? Prisni pak. Është Abi nga Talksport”.  

Gazetari, edhe pse i zënë ngushtë, mori telefonin duke kërkuar ndjesë për ngjarjen tepër argëtuese. Jose Mourinho, edhe pse iu rikthye konferecës solli të qeshura me reagimin e tij.

Jose Mourionho – Trajner i Manchester United:

Cila ishte pyetja?”

Tv Klan