Jose Mourinho kërkon një ekip sa më konkurrues. Pavarësisht shumë yjeve në grup trajneri i Manchester United synon afrime të tjera. Radja Nainggolan është zgjedhja e tij kryesore për sezonin e ardhshëm. Sipas gazetës “The Sun” që i referohet burimeve pranë Mourinho, trajneri është bindur nga cilësitë e mesfushorit të Romas.

Nainggolan ka kaluar të gjithë karrierën e tij në kampionatin italian dhe Anglia do të ishte një aventurë e re. Një tjetër objektiv i Manchester United është Antonie Griezmann.

Ai shikohet më i mundshëm për tu afruar nga “Daily Express”, pasi Atletico Madrid mund të bindet ta lerë të lirë për 100 milionë euro. Afrimi i Diego Costas mund të jetë një tjetër arsye që Griezmann të largohet nga Atletico./Tv Klan