Derbi i Manchesterit përfundoi jo thjeshtë me fitoren e City 2-1, por me një përplasje fizike në dhomat e zhveshjes së Old Trafford. Mediat britanike raportojnë se iniciatori i sherrit që përfshiu rreth 20 vetë ishte Jose Mourinho. Portugezi nuk ka pëlqyer mënyrën e festimit të futbollistëve të City për fitoren, dhe ka shkuar në dhomën e zhveshjes duke kërkuar të ulin volumin e muzikës, të mos festojnë dhe të tregojnë më shumë respekt për skuadrën që humbi.

Ofendime dhe të bërtitura e më pas janë parë edhe shishe që fluturonin. Asistenti i Guardiolas, Mikel Arteta ka pësuar një të çarë në fytyrë.

Është dashur ndërhyrja e policisë dhe stewardve për të qetësuar palët.

Kjo nuk është hera e parë që ndeshjes mes skuadrave të drejtuara nga Mourinho dhe Guardiola përfundojnë me sherr. Në Superkupën e Spanjës në 2011,Mourinho u pa ti fuste gishtin në sy zëvendës trajnerit të Barcelonës Tito Vilanova.

Në konferencën për shtyp pas ndeshjes, Mourinho i pyetur nga BBC nëse lufta për titull ka përfunduar deklaroi se me shumë mundësi po dhe skuadra e tij tashmë do të garojë për vendin e dytë.

Man City është 11 pikë përpara United në Premierleague.

Tv Klan