12 persona, përfshirë 6 efektivë policie kanë mbetur të lënduar, pasi një koktej molotovi shpërtheu në një restorant në Paris.

Të paktën 3 persona mësohet se kanë marrë plagë të rënda si pasojë e flakëve. Ngjarja e rëndë ndodhi në perëndim të Aubervilliers, rreth orës 20:30 të së dielës.

Efektivë e policisë morën plagë të lehta, teksa kishin mbërritur në vendngjarje. Dyshimet e para janë se shpërthimi është i lidhur me një grabitje.

Gazetari francez, Clement Lanot bëhej fjalë për një “grabitje që kishte shkuar keq”.

Deri më tani policia nuk ka dhënë asnjë deklaratë zyrtare, nëse bëhej fjalë për një sulm, apo një motiv tjetër për ngjarjen.

Franca është aktualisht në gjendje emergjence, pas disa sulmeve terroriste nga militantët e ISIS dhe Al – Kaeda.

Sipas mediave ndërkombëtare, deri më tani nuk ka asnjë të dhënë që sulmi të ketë lidhje me terrorizmin./tvklan.al