Faza finale e Kampionatit Europian është një nga turnetë më tëheqës të këtij viti. Tifozë ose jo, kthejnë vëmendjen në këtë aktivitet.

Adhuruesit e mozaikëve me domino, i kushtuan një realizim interesant. 24 mijë domino shumëngjyrëshe shfaqin magjinë e Euro 2016.

Flamujt e përfaqësueseve finaliste që nisin me Grupin A, ku ndodhet Shqipëria, apo harta e Francës me qytetet mikpritëse të kampionatit, paraqiten në një mënyrë interesante.

Video është publikuar në profilin në Youtube, të DominoJOJO, një faqe ku gjejnë veten të gjithë të apasionuarit e mozaikëve me domino.

Tv Klan