Ministria e Punëve të Jashtme ka konfirmuar ndalimin e kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Bashmir Xhemaj, shef i kabinetit të ministrit Enver Hoxhaj, ka thënë se  vet ministri, por edhe ambasada e Kosovës në Paris është duke u marrë intensivisht me këtë çështje, që Haradinaj të lirohet sa më parë.

“Ministria e Punëve të Jashtme është duke u marrë intensivisht që nga ora 15h të ditës së sotme me rastin e ndalimit të z. Ramush Haradinaj, Kryetar i AAK-së. Ndalimi i tij nga autoritetet franceze është bazuar në një fletarrestë të Serbisë të vitit 2004 që për ne është i papranueshëm. MPJ ka nisur notat verbale nëpërmjet Ambasadës tonë në Paris dhe vetë ministri Hoxhaj është marrë personalisht për të shfrytëzuar të gjitha rrugët diplomatike që Haradinaj të lirohet sa më parë”. /KlanKosova.