Një bebe në Afrikën e Jugut është shpëtuar nga një varr i improvizuar, tri ditë pasi e ëma e kishte varrosur të gjallë.

Fëmija ishte varrosur në rërë dhe copa dërrasash, raportoi “

South Coast Herald

”.

Por, megjithë veprimin e së ëmës, fëmija “mrekulli” ia doli të mbetet në jetë. Punonjësit e një fabrike aty pranë dëgjuan të qara fëmije tri ditë më vonë, ndoqën zërin për të shkuar deri tek “varri”, tha zëdhënësi i policisë kapiteni Gerald Mfeka.

Pas gjetjes së bebes, policia arriti të kapë të ëmën 25-vjeçare, e cila tha se kishte edhe një fëmijë tjetër në moshën 4-vjeçare dhe se kishte vendosur ta vriste të porsalindurin sepse familja nuk ia donte.

Zëdhënësi i  Spitalit Rajonal të Port Shepstone, Phumza Morai, tha se gjendja e bebes tashmë ishte stabilizuar, “por është ende nën trajtim.”

E ëma e fëmijës është paraqitur në gjykatë ku akuzohet për “braktisje të fëmijës”, por seanca gjyqësore është shtyrë për hetim të mëtejshëm. /tvklan.al