Mund të mos e besoni, por këtyre dy vogëlusheve u është dhënë një shans i dytë për të jetuar.

binjaket 3

Bëhet fjalë për binjaket identike Rosie dhe Ruby. Para fillimit të shkollës ato duken kaq të lumtura, por prindërit e tyre, Angela dhe Daniel Formosa treguan se ato kishin patur një defekt në lindje pasi kishin qenë të bashkuara në barkun e nënës.

Risku për të mos i mbijetuar shtatzënisë ishte tepër i lartë, megjithatë ato arritën të mbijetojë dhe vetëm pas disa orësh mjekët arritën t’i ndanin përmes një ndërhyrje kirurgjikale.

Falë aftësisë së mjekëve në Great Ormond Street Hospital, operacioni kaloi me sukses.

binjaket 2

Përveçse ja dolën të mbijetonin, dy vogëlushet sot janë në gjendje tepër të mirë shëndetësore dhe të ngazëllyera për fillimin e shkollës. Diçka që dukej e pamundur në vitin 2012.

“Kur isha shtatzënë unë nuk mendoja se mund t’i shihja në ditën e parë të shkollës, kjo është me të vërtetë e mahnitshme dhe e gjitha kjo është falë  Great Ormond Street Hospital , “

ka thënë nëna e tyre.

Rastet e binjakëve të bashkuar ndodhin çdo 200 mijë lindje, megjithatë vetëm 5 përqind e këtyre lindjeve arrijnë të mbijetojnë./tvklan.al