Dhjetori shënoi rekordin si muaji me më pak diell që ka parë ndonjëherë më parë Moska. Kështu shprehet ekspertët rusë të motit, sipas të cilëve, “dielli nuk doli qoftë edhe një herë të vetme përgjatë gjithë muajit”.

Sipas qendrës kryesore të motit në Rusi, gjatë gjithë Dhjetorit që lamë pas, dielli shkëlqeu vetëm 6 minuta, kur normalisht ky qytet sheh shumë orë diell përgjatë këtij muaji.

Dimri rus njihet botërisht si ndër më ftohtët, por këtë javë në lindjen e largët të Rusisë, u shënuan temperatura ekstreme, deri në -60 gradë Celcius.

Megjithatë, në Moskë aktualisht temperaturat janë -7 gradë Celcius.

/tvklan.al