Një fotografi e çuditshme ku mes flakëve shfaqet një fytyrë ka ndarë mëdysh opinionin publik, një pjesë e të cilëve thonë se tregon djallin e pjesa tjetër insiston se është Jezu Krishti.

Julie Redman shtangu kur zbuloi se në foton që i kishte bërë flakëve të zjarrit shfaqej një fytyrë.

Sipas të përditshmes “The Sun”, 52 – vjeçarja bën shpesh fotografi të tilla për të parë se çfarë forme marrin, por asnjëherë nuk kishte ndodhur që të krijonin një ndarje të tillë të opinionit publik.

“Mu duk paska e frikshme pasi mund të dalloja qartë një fytyrë mes flakëve, ndaj vendosa të pyes miqtë dhe familjen, se çfarë shihnin. Të gjithë mund të shihnin një fytyrë, por disa shihnin djallin e të tjerë jezusin”,

deklaroi vetë Redman.

Të parit fytyra në objekte pajetë është një shembull e asaj që njihet si

pareidolia faciale

. Psikologët thonë se kjo tregon një tru që funksionon më së miri./tvklan.al