Një studente ka vendosur të ndajë betejën e saj, vërtetë të tmerrshme. Një përpjekje për të inkurajuar më shumë të rinj, pasi rezultoi me meningjit, vetëm se nuk bëri vaksinën në moshën e duhur.

Sophie Royce ishte vetëm 21- vjeçe, kur ajo u diagnostikua me sëmundjen e

Meningokokut W

, një sëmundje potencialisht vdekjeprurëse nëse nuk bëhet vaksina dhe zakonisht prek adoleshentët, shkruan

Wales Online

.

Mjekët thonë se kjo sëmundje është bërë shumë e zakonshme në vitet e fundit, dhe sidomos në Uells dhe Angli. Sipas të dhënave rezulton se në vitin 2010 ka pasur 27 raste, ndërsa në 2015 janë regjistruar 215 të prekur.

Sipas mediave britanike, Sophie ka shkuar në spital në një gjendje shumë të rëndë dhe mjekët njoftuan familjarët që mund të përgatiteshin për më të keqen, pasi vajza e tyre ishte në gjendje shumë të rëndë. 

21-vjeçarja kur shkoi në spital ishte me gishtërinj të dorës dhe të këmbëve komplet të nxirë.

duart

Pas mjekimeve dhe kujdesit intensiv, mjekët nuk kanë mundur t’i shpëtojnë gishtërinjtë e këmbës dhe janë detyruar t’ia presin.

Në fillim, 21-vjeçarja ka pasur simptoma si të vjella dhe diare, por pasi shkoi në spital,u diagnostikua me

Meningokokut W.

“Ishte eksperienca më e tmerrshme e jetës sime, kur u zgjova nga operacioni pashë që gishtat e mi të këmbës nuk ishin më”, është shprehur Sophie.

PAY-LOST-FEET-TO-MENINGITIS

Prandaj ajo ka bërë një apel për të gjithë të rinjtë ku shkruan:

Nëse keni lindur që nga 1 shtatorit 1996, deri më 31 gusht 2000 dhe nuk e kanë bërë tashmë vaksinën, ju lutem kontaktoni me mjekun tuaj dhe bëjeni atë sa më shpejt të jetë e mundur

”./tvklana.al