Një tjetër denoncim tregon gjendjen skandaloze të sigurisë ushqimore në Shqipëri. Emisioni investigativ “Stop” denoncon fabrikimin e markave të ushqimeve dhe mënyrën primitive të ambalazhimit të tyre.

Më herët, Klan Plus ka denoncuar abuzimin me prodhimin e nënprodukteve të qumëshit, duke përdorur qumësht pluhur, apo pijet alkoolike që prodhohen me alkool industrial dhe ngjyrues artificialë.

Raporti i fundit nga KLSH pranon se 1/3 e produkteve nuk monitorohen duke ia lënë këtë përgjegjësi Autoritetit Kombëtar të Ushqimit për mungesë vëmendjeje. Ish – drejtues i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, profesor Kristaq Berxholi thotë se situata e rëndë e sigurisë ushqimore është tregues i mosfunksionimit të shumë hallkave shtetërore.

Mungesa e sigurisë nuk është vetëm çështje shëndetësore, por edhe një barrierë e fortë për eksportin e prodhimeve shqiptare.

Por çfarë sygjerohet, ndërsa situata duket të jetë e rëndë dhe tregu mbushet me produkte të falsifikuara dhe të dëmshme?

KLAN PLUS