rupert murdoch

Për Rupert Murdoch, Barak Obama nuk është në të vërtetë “një presidenti i zi”. Në profilin e tij në Twitter, ai vlerësoi kandidatin republikan Ben Karson duke e shprehur hapur mbështetjen për të. “Çmendoni për një President vërtetë të zi, i cili do të adresojë ndasitë racore?”.

Nuk është deklarata e parë publike e Murdoch, në mbështetje të neurokirurgut 63 -vjeçar, tashmë në pension, një prej 15 kandidatëve republikanë për garën presidenciale të vitit 2016.

Disa ditë më parë, 84 – vjeçari Murdoch shkruajti në Twitter: “Ekspertët e nënvlerësojnë Ben Karsonin, por publiku e cilëson përulësinë të admirueshme, dëgjoni mesazhin e fortë në shumë drejtime”.

Presidenti amerikan, Barak Obama, gjatë presidencës ka qenë i kujdesshëm me çështjet e racës. Këtë javë “New York Magazine” iu referuar anëtarëve të komunitetit afrikano – amerikan, të cilët thanë se duhet të ishte bërë më shumë për t’i bërë ballë problemeve racore.

Muajin e kaluar, Karson ndezi debatet në Shtetet e Bashkuara, pasi ai tha se një mysliman nuk duhet të garojë për president, sepse Islami nuk pajtohet me Kushtetutën e Shteteve të Bashkuara.

Murdoch, një prej njerëzve më me influencë në botë, është themeluesi i perandorisë mediatike “News Corporation”, që ka nën pronësi “Fox News Channel”, “The New York Post” dhe “The Wall Street Journal”.

Tv Klan