Kryeministri Isa Mustafa shprehet se rritja ekonomike në Kosovë për vitin 2015, sipas Bankës Botërore arriti në 3.6 % dhe kjo, sipas Kryeministrit, është një rritje e konsiderueshme krahasuar me vendet tjera të rajonit.

Siç raporton

Klan Kosova, 

deklaratën, Mustafa e bëri me anë të një postimi në Facebook.

“Është shumë e rëndësishme se rritja ekonomike për vitin 2015 është e nxitur nga investimet, duke lënë në plan të dytë konsumin, që vazhdimisht në vitet e fundit gjeneronte rritjen. Rol tejet të rëndësishëm në rritjen ekonomike kanë pasur edhe Investimet e Huaja Direkte, të cilat për vitin 2015 arritën në 324 milionë euro”,

shkruan kreu i qeverisë së Kosovës.

Mustafa thekson se të gjitha raportet ndërkombëtare, i vlerësojnë lartë ndryshimet e politikave ekonomike dhe i konsiderojnë si faktor kryesor në kthimin e trendit të investimeve, rrjedhimisht edhe të rritjes ekonomike.

“Përkundër ambientit të vështirë gjatë vitit 2015, përkushtimi i plotë i qeverisë për të pasur fokus në zhvillim ekonomik, ka dhënë dhe do të vazhdojë të japë rezultate të fuqishme”, 

shprehet Mustafa. /tvklan.al