Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka bërë të ditur se ky subjekt partiak ka hequr dorë nga përdorimi i posterave sa i përket zgjedhjeve lokale.

Në një status të tij në Facebook, i pari i LDK-së, Isa Mustafa, ka thënë se arsyet e këtij vendim janë shpenzimet më të ulëta.

“LDK heq dorë nga posterët në zgjedhjet lokale. Ky eshtë vendim i Shtabit zgjedhor dhe i kryetarëve të degëve nga takimi i sotëm në Selinë e LDK-së.

Fushata do të jetë racionale, me shpenzime më të ulëta. Do të respektojmë ambientin, pronat publike dhe private. IM”./ 

Klan Kosova